×
  • Lajme
  • Botë

    Turqi-SHBA, përplasje për sanksionet

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 10:39

    Ankaraja ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet, nëse Uashingtoni i vendos sanksionet e paralajmëruara.


    Komisioni i jashtëm i Senatit amerikan votoi të enjten paketën e masave ndëshkimore ndaj zyrtarëve të lartë turq, një sërë kufizimesh për armatimet dhe një raport për presidentin Erdoan.

    Senati amerikan mund të ndëshkojë Ankaranë për operacionin e saj antiterror në Siri dhe për zotërimin e sistemit të avancuar antiraketor nga Rusia.

    Kryediplomati turk, Mevlyt Çavusholu, kërcënoi të mërkurën se Turqia do të përgjigjet me kundërsanksione nëse plani votohet formalisht.

    “Ligjvënësit amerikanë duhet të kuptojnë se nuk arrijnë asgjë me imponime. Nëse mbajnë qasje pozitive ndaj nesh, edhe ne do reagojmë pozitivisht. Në të kundërt, do të kundërpërgjigjemi,” u shpreh Çavusholu.

    Paralajmërimi erdhi pasi komisioni i Senatit amerikan për punët e jashtme miratoi me mbështetje dypartiake aplikimin e sanksioneve ndaj Ankarasë.

    Masat ndëshkimore parashikojnë sanksione ndaj zyrtarëve të lartë turq, ndalimshitjen e armëve dhe avionëve luftarakë, kundërshtimin e kredive të FMN-së për Turqinë, vlerësimin e kontributit të vendit në NATO dhe një raport mbi pasurinë e presidentit Rexhep Taip Erdoan dhe të familjarëve, transmeton oranews.

    “Për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes S-400, te inkursioni në Siri kundër kurdëve dhe shkelja ose organizimi me dijeni i abuzimeve ndajt të drejtave të aleatëve tanë kurdë në Siri, Komisioni i Punëve të Jashtme me këtë paketë sanksionesh po i thotë Erdoanit, mjaft me kaq,” deklaroi zëvendëskryetari demokrat i komisionit, Bob Menendez.

    Ndërkohë gjatë një bisede telefonike, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu turk Erdoan u zotuan të mërkurën të vazhdojnë bashkëpunimin në sferat ushtarake dhe të energjisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!