×
  • Show Time
  • Show Time

    Genc Prelvukaj përfshihet në debatin për Presidentin: Duhet të zgjedhet nga populli

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 19:30

    Edhe reperi Genc Prelvukaj është përfshirë në debatin mes VV-së dhe LDK-së për Presidentin, parti të cilat nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e koalicionit qeverisës pa u marrë vesh edhe për pozitën e të parti të shtetit, edhe pse ajo është e zënë nga Hashim Thaçi deri në shkurt të vitit 2021.


    Genci ka një mendim të njejtë si Thaçi, duke thënë se presidenti duhet të zgjidhet direct nga populli, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij pa ndërhyrje:

    Mandati i presidentit aktual skadon ne vitin 2021. Vetevendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosoves, sa shpenzojne energji ne drejtim te gabuar duke rrezikuar marreveshjen per formimin e qeverise shkaku i presidentit, me mire te fillojne pergaditjen per ndryshim te kushtetutes qe presidenti te zgjidhet direkt nga populli.

    Nuk ka nevoje per zgjedhje te reja dhe skane pse te humbin kohe. Bejeni qeverine, filloni proceduren per ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe pas nje viti vota popullore i jep mandatin atij qe bind me shume.

    Keni kohe sa te doni, brenda nje viti proceduralisht gjithcka realizohet.

    Vec kesaj nje President i zgjedhur nga populli qendron me i pavarur, ne nje forme eshte opozite e mire e qeverise dhe nuk eshte ne varesi totale te partive dhe pazareve te ngushta politike.

    https://www.facebook.com/gencprelvukajkosovo/posts/2938165596218097

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!