×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet dekori i ambientit ku po zhvillohet dasma e Kreshës dhe Erzinës

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 19:42

    MC Kresha po i jep sonte fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Erzina Shehun, vajzën që i mori zemrën që në takimin e parë.


    Siç është bërë e ditur, ceremonia po zhvillohet në një prej restoranteve të kryeqytetit dhe është paraparë në një format të darkës me rrethin e ngushtë të familjarëve dhe miqve.

    Pasi doli fotografia e parë e Erzinës në fustanin e bardhë, tashmë është zbuluar edhe dekori, ku dominon ngjyra e verdhë në ambientin tejet të ngrohtë e festiv të kuruar deri në detaje.

    Teksa shohim këto pamje përrallore të ambientit ku zhvillohet dasma është vetëm një gjë që na vjen ndërmend – kush ka thënë që dasmat në dimër nuk kanë hijeshi sepse kjo duket të mos qëndrojë?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!