×
  • Lajme
  • Botë

    Ishte vetëm 3-vjeç kur u zhduk, kinezi ribashkohet me të ëmën pas 30 viteve

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 15:58

    Një moment emocionues është filmuar në veri të Kinës, ku një nënë ribashkohet me të birin pas 30 viteve që jetuan larg njëri-tjetrit.


    Li Jian, 33-vjeç, ishte zhdukur kur ishte vetëm 3- vjeç, kur së bashku me familjarët po ecte nëpër rrugët e qytetit Changzhi në vitin 1989.

    Burri i njohur me nofkën Jian Jian u rrit në një qytet tjetër, 90 milje larg vendlindjes pasi atë e gjeti në stacionin e trenit një burrë që më pas e mori në shpi dhe e adoptoi, ka njoftuar policia kineze.

    Jian Jian dhe nëna e tij arritën ta gjejnë njëri-tjetrin falë testit të ADN-së dhe të dhënave për njerëzit e zhdukur, ku të dhënat e policisë dhe ato të bëra të ADN-së përshtateshin. E ribashkimi i tyre ka ndodhur në stacionin e policisë XiuWu të qytetit Jiazuo.

    “Djali dhe nëna po vijnë”, dëgjohet dikush duke thënë derisa zonja Li vraponte për ta përqafuar të birin që nuk e kishte parë për tri dekada.

    Sipas policisë kineze, Jian Jian ishte ndarë nga familja rreth orës 3 të pasdites së 8 prillit të vitit 1989 në Changzhi.

    Por, edhe pse familjarët e tij kishin shpërndarë nëpër lagje të qytetit qindra fletushka në të cilat bëhej thirrje për ndihmë të gjithë atyre që kanë informacione ta gjenin më të dashurin e tyre – një gjë e tillë nuk ndodhi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!