×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëzohet aeroplani në Teksas, humbin jetën tre pilotë

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 20:26

    Fjalët e fundit të pilotëve të aeroplanit transportues që u rrëzua në Teksas në fillim të këtij viti, janë zbuluar në një transkript.


    Pilotët Sean Archuleta, Ricky Blakely dhe Conrad Jules Askawas, humbën jetën kur aeroplani i tyre u rrëzuar më 23 shkurt në Gjirin Trinity në afërsi të Anahauc.

    Transkripti i fjalëve të tyre të fundit është publikuar nga agjencia e aviacionit, derisa hetuesit janë duke vazhduar të hetojnë shkakun që qoi në rrëzimin e aeroplanit.

    Aeroplani që po transportonte mallra nga Miami për në aeroportin ndërkombëtar të Houston George Bush, u rrëzua pak momente para se të ateronte.

    Në transkript njëri nga pilotët dëgjohet duke thënë se janë duke humbur shpejtësinë. E pak sekonda më pas një pilot tjetër dëgjohet duke u lutur: “Oh zot, ki mëshirë për mua”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!