Gjatë udhëtimit në një hekurudhë në Uashington të Shteteve të Bashkuara, një tren ka pësuar aksident dhe ka dalë nga binarët.
Për pasojë, disa prej vagonëve ranë nga ura në lumin që ndodhej poshtë, megjithëse lokomotiva mbeti në gjendje të rregullt dhe nuk u rrotullua.
“Hetuesit janë duke përcjellë nga afër aksidentin e ndodhur dhe nuk raportohet për të lënduar, rrjedhje të ndonjë lënde të rrezikshme apo ndonjë kërcënim për publikun”, është thënë në raportin fillestar.
Shkaku i këtij aksidenti, hekurudha është bllokuar përkohësisht, derisa të arrijnë makineritë që t’i largojnë vagonët e mallrave.
Besohet se shpejtësia e lartë dhe kthesa shumë e lakuar, ka bërë që vagonët e zbrazur të dalin prej kontrollit.
#Breaking Video: CSX FREIGHT TRAIN DERAILMENT in #HarpersFerry on the Winchester & Potomac Railroad Bridge @ 3:30AM, NO injuries, locomotive remained on track. Recovery crews are working to secure dangling train cars #BreakingNews @nbcwashington @TomLynch_ pic.twitter.com/fhflDZNb9f
— Brad Freitas (@Chopper4Brad) December 21, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.