Gjendja me ndezjen e zjarreve nëpër male në Kosovë ka filluar të përmirësohet dukshëm.
Përderisa gjatë ditëve të kaluara ndezja e zjarreve u shndërrua në një problem nacional, dje dhe sot është vërejtur situatë shumë më e mirë
Komandanti i Zjarrfikësve për Rajonin e Prishtinës, Latif Zeka ka thënë për lajmi.net se aktualisht nuk është aktive asnjë vatër zjarri në rajonin e Prishtinës.
Teksa bën të ditur se intervenimi i fundit ka qenë në fshatin Keqekollë.
“Fatmirësisht nuk e kemi pasur asnjë thirrje për intervenim gjatë ditës së sotme. Intervenimi i fundit ka qenë mbrëmë në fshatin Keqekollë mirëpo zjarri është shuar”, ka bërë të ditur Zeka.
Sipas Zekës, ka filluar edhe vetëdijesimi i qytetarëve në lidhje me këtë çështje, shkruan lajmi.net
Kujtojmë se kryeministri Haradinaj në mbledhjen e fundit të Qeverisë kishte deklaruar se do të hartohet një plan urgjent për parandalimin e rasteve të tilla.