×
  • Lajme
  • Botë

    Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, Kolinda Grabar-Kitaroviq, po pëson humbje

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 20:37

    Presidentja aktuale e Koracisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, është duke pësuar humbje sipas rezultateve aktuale.


    Në orën 19:00, qendrat e votimit u mbyllën në mbarë Kroacinë dhe u publikuan rezultatet e sondazheve të daljeve.

    Të dhënat e para zyrtare të KSHZ-së do të fillojnë të publikohen më vonë.

    Sipas rezultateve të sondazhit të daljes, në zgjedhjet për të parin e shtetit prin Zoran Milanoviq me 28,69 % të votave të fituara, pasuar nga presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviq me 25,63 %, Miroslav Shkoro 24,26 %, Mislav Kolakushiq 6,23 %, Dario Juriçan 4,77 %, Dalia Oreshkoviq 3,39 %, Ivan Pernar 2,78 %, Katarina Peoviq 1,11 %, Dejan Kovaç 1,07 %, Nedelko Babiq 0,45 % dhe Anto Xhapiq me 0,37 %. /Kp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!