Donald Trump do të vuajë nga një sëmundje vdekjeprurëse në vitin 2020, nga një tumor i trurit që sipas saj mund ta lë të shurdhër ose edhe ta vrasë. Vladimir Putin do të duhet të shmangë një atentat ndërsa Evropa do të përballet me sulme. Kështu do të jetë viti 2020 sipas parashikueses bullare që dyshohet se parashikoi sulmet e 11 shtatorit.
Baba Vanga është bërë një figurë kulti midis teoricienëve konspirativë pasi disa nga parashikimet e saj vërtetë dolën të sakta, transmeton Reporteri.net.
Edhe pse ajo vdiq në 1996, parashikimet e saj shkojnë deri në vitin 5079 dhe parashikimi i vitit 2020 është mjaft i errët për Shtëpinë e Bardhë, Kremlinin dhe njerëzit e Evropës.
Sidoqoftë, Trump dhe Putin mund të rrinë rehat, sepse parashikimet e vitit të kaluar ishin jashtëzakonisht të ngjashme dhe asnjë nga këto gjëra nuk ka ndodhur në vitin 2019.
Baba Vanga ka vdekur në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare, duke lënë pas profeci, që ndjekësit e saj më të devotshëm i besojnë dhe më e keqja, sipas këtyre profecive, nuk ka ardhur akoma. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.