Gjatë ditës së sotme presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se do ta çojnë Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për shkak të vendimit të taksës 100 % të vënë ndaj mallrave serbe.
Këtë ka konfirmuar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila nuk po e pranon dot që edhe Kosova është pjesë e marrëveshjes për uljen e çmimeve të roaming në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
”Do e çojmë Kosovën në Arbitrazh”, ka thënë kryeministrja Ana Bërnabiq në përgjigjien e saj ndaj pyetjes së gazetarit të Klanit.
Mediat serbe gjatë ditës raportuan jo zyrtarisht se Serbia është duke e shqyrtuar Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për shkak të vendimit të tarifës 100%.