Prokuroria e Shtetit po kërkon një muaj paraburgim për dy infermieret, dy menaxherët si dhe një mjek me nënshtetësi turke, punonjës të një spitali privat në Kosovë, pasi që të njëjtit dyshohen nga ana e hetuesisë se bënë shitblerjen e materialit gjenetik, si dhe shfrytëzimin e qelizave të huaja seksuale.
Lajmin për kërkesën e paraburgimit për të njëjtit, e ka konfirmuar për Express prokuroi i cili po merret me rastin, Shkëlzen Ibrahimi.
“Mund të ju informoj se seanca për të njëjtit u mbajt sot. Ne si Prokurori, në bazë të provave që i keni në dispozicion, kërkuam një muaj paraburgim. Rastin jemi duke e hetuar”, ka thënë Ibrahimi.
Ndërkohë që reparti ku kryhej (IVF), frytnimi i asistuar, tashmë është mbyllur.
Si prova materiale janë konfiskuar: shtatë (7) dosje mjekësore, pesëqind (500) euro para të gatshme, njëzet (20) libra për shënime dhe katër (4) telefona mobilë.
E ndërkohë, në bazë të inspektimit në Inspektoratin Shëndetësor në këtë klinikë private në Prishtinë pas inspektimit është konstatuar se ka disa shkelje të legjislacionit në fuqi për Frytnimin e Asistuar Mjekësor.
Si rezultat, Inspektorati Shëndetësor ia ka ndërprerë veprimtarinë shëndetësore të frytnimit të asistuar mjekësor klinikës në fjalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.