×
  • Extra
  • Extra

    Qeveria franceze bllokoi nxjerrjen e kësaj pikture jashtë vendit

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 23:40

    Zbulimi i një pikture të shekullit 13-të të artistit të famshëm Cimabue në kuzhinën e një gruaje në Francën veriore mahniti botën e artit dhe qeveria vendosi ta klasifikojë si një thesar kombëtar.


    Franca ka ndaluar nxjerrjen e “Christ Mocked” për 3 muaj jashtë vendit për të marrë kohën e duhur për mbledhjen e fondeve që ta blejë për kombin e vet.

    E gjetur në shtator, piktura u shit në ankand një muaj më vonë për 24 milion euro.

    Vepra e artit, vetëm 20.3 cm e gjatë dhe 28.5 cm e gjerë, u vu re nga një drejtuese ankandi gjatë një vizite në banesën e një gruaje të moshuar pranë qytetit të Compiegne.

    Gruaja ishte rreth 90-vjeç dhe ishte transferuar në një azil pleqsh, kështu që po bëhej inventari para se shtëpia e saj të boshatisej.

    Philomene Wolf zbuloi pikturën që varej mbi një pllakë në kuzhinë.

    Pronarët mesa duket mendonin se bëhej fjalë vetëm për një ikonë ruse, ngjyrat e së cilës ishin zbehur ndër vite.

    Por nuk e dinin që në shtëpi kishin një thesar. Vlerësuar nga ekspertët në Paris, vepra u identifikua si një pikturë e Cimabue dhe më pas doli në ankand.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!