Shtetit serb po mundohet që me të gjitha forcat të ndryshojë opinionin botëror rreth të vërtetës së Kosovës, tregon edhe një film i realizuar kohët e fundit që bën propagandë kundër historisë së Kosovës.
Në fakt, e përditshmja britanike “The Times” dhe një pjesë e opinionit britanik kanë kritikuar ashpër filmin “Kufiri Ballkanik”, duke deklaruar se përshkrimi i historisë së re të gadishullit minon paqen rajonale.
Filmi, i cili kohët e fundit u shfaq në Rusi dhe Serbi, flet për hyrjen pa leje të forcave ruse në aeroportin e Prishtinës gjatë vitit 1999, e cila gjë ndodhi menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.
“The Times” ka bërë thirrje për censurimin apo mos shfaqjen e filmit në kinematë britanike pasi që po cilësohet si një propagandë e “regjimit të Putinit në fushatën që justifikon aktet drastike të dhunës ndaj popujve që nuk kanë mbrojtje”.
Më tutje theksohet se filmi është ndër më të shikuarit në kinematë ruse dhe në disa shtet amerikano-latine, ku ka ndikim të madh Rusia.
Mbetet të shihet nëse do të censurohet apo nuk do të lejohet të shfaqet në kinematë e Britanisë së Madhe. Ndryshe, në rolet e shqiptarëve janë paraqitur disa aktor serb dhe të shtetit të Rusisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.