Varri i Karl Marksit në Londër do të ruhet me kamera sigurie. Vendimi për vendosjen e kamerave u mor pas dy sulmeve vandale gjatë vitit 2019.
Sipas Guardian, kamerat janë montuar në pemë në të dy anët e varrit.
Marx Grave Trust, i cili zotëron monumentin, pas mendimeve të mbledhura edhe nga të dy ekspertët e sigurisë dhe shërbimi publik historik i Anglisë që mbikëqyrin gjendjen e monumenteve në Britani mori vendimine vendosjes së kamerave.
Dy sulmet që shkaktuan dëme më të rënda ishin në janar dhe shkurt 2019.
Në sulmin e parë në janar, autorët përdorën një çekiç për të shkatërruar mbishkrimin në emrin e Marksit, ndërsa i dyti vlerësohet të ketë përdorur një çekiç më të madh ndërsa shkruante parulla të tilla si “arkitekti i gjenocidit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.