Një tërmet i fuqisë 5.1 shkallë të Rihterit, ka goditur zonën pranë një kompleksi bërthamor në Iran.


Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se sipas institutit Gjeologjik i SHBA-së e vlerësoi tërmetin si të moderuar, që do të thotë se mund të ketë dëme të konsiderueshme, por mediat shtetërore iraniane thanë se nuk u raportuan dëme në zonën bërthamore.

Epiqendra ishte 53 kilometra në lindje të Bushehrit, një kompleks bërthamor në bregdetin jugor të Iranit në Gjirin Persik.

Reklamë

Uashingtoni pretendon se Teherani synon krijimin e armëve bërthamore, dhe është zotuar se nuk do ta lejojë asnjëherë një gjë të tillë.