×
  • Lajme
  • Botë

    Mbyllet Bosfori në Stamboll, anija përplaset në breg

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 18:20

    Një anije transportuese është përplasur sot në bregun e Bosforit në Stamboll, ku si pasojë në atë pjesë është ndalur trafiku ujor, raporton Reuters.


    Bëhet fjalë për anijen “Songa Iridum” që lundronte nën flamurin e Liberisë, kurse incidenti ka ndodhur derisa po i afrohej portit Ambarli në Stamboll.

    Anija kishte lundruar nga Odesa e Ukrainës dhe është përplasur vetëm 25 minuta pasi i është ofruar Bosforit, e pamjet amatore të publikuara në rrjetet sociale shfaqin anijen gjigante.

    Në shikim të parë dukeshin skena si të filmave të Hollywoodit, por në fakt një gjë e tillë ka ndodhur vërtetë në Stamboll, duke krijuar një situatë kaotike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!