×
  • Lajme
  • Botë

    Deputetja shkon në parlament gjysmë e zhveshur

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 15:06

    Viti që po lëmë pas ka qenë i mbushur plot me ngjarje dhe zhvillime të forta.


    Një prej politikaneve që ka ndezur më së shumti debate në 2019, ka qenë edhe 43-vjeçarja, Paulinja Da SilvaPolitikania shkaktoi debate të shumta për shkak të veshjes me dekolte të hapur gjatë ceremonisë së betimit në parlamentin e Brazilit, në muajin shkurt.

    “Gjinjtë e trazirave”, shkruanin gazetat, pasi deputetja nga Santa Katarina u shfaq me bluzën shumë të hapur, në vendin ku ka pasur debate të shumta për dhunën ndaj grave.

    Deputetja 43-vjeçare, Paulinja Da Silva, nënë e dy fëmijëve tha se kishte dalë dyqaneve për të blerë një veshje enkas për ceremoninë dhe ky i ishte dukur më i përshtatshmi.

    Ajo i akuzoi qortuesit se komentet dhe kërcënimet e tyre vinin për shkak të kulturës “maço” dhe seksiste të vendit, e bazuar në paragjykime.

    Ajo i këshilloi debatuesit të merreshin me të veshurit me kravata që vjedhin fonde, pasi ajo vetë do të vazhdojë të vishet si t’i dojë qejfi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!