Emri Holandë që nga 1 janari nuk do të përdoret më. Ky shtet në veri të Belgjikës dhe në perëndim të Gjermanisë do të ndryshojë emrin e saj aktual që nga dita e parë e vitit të ardhshëm, për t’u quajtur ‘Vendet e Ulëta’.
Për këtë ndërrim emri, Qeveria e këtij vendi ka investuar rreth 200 mijë euro dhe sipas autoriteteve është një ndërmarrje që ia vlen pasi që po bëhet fjalë për rritjen e të ardhurave të vendit sidomos nga turizmi dhe se është edhe në interesin e qytetarëve gjithashtu.
Pas këtij vendimi qëndron një strategji e tërë që parashikon ndryshim në logon ndërkombëtare që do të ketë një ndërthurje të 2 simboleve ‘NL’ që është shkurtimi i ‘Netherland’ që përkthehet Vendet e Ulëta në gjuhën angleze dhe një tulipan portokalli që do të zëvendësojë logon aktuale që ka simbolin e tulipanit përkrah emrit Holandë që nuk është emri i një shtetit të tërë, por të 2 nga 12 provincat që janë në Vendet e Ulëta; Holanda e Veriut ku përfshihen Amsterdami dhe Harlemi dhe Holanda e Jugut që ka Roterdamin, Hayan dhe Leiden.
Logoja e re që do të jetë në 8 gjuhë të ndryshme, do të përdoret që nga dita e parë e 2020 në ndërtesat qeveritare, ambasada, universitete, kolegje, bashki dhe organizata të tjera që bashkëpunojnë zyrtarisht në projekte të qeverisë.