Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.
Ky apel i policisë ka ardhur pas disa informacioneve që ka pasur rasteve të fundit të zjarrëvenieve në disa rajone të vendit.
Ky është apeli i Policisë:
Duke iu referuar rasteve dhe incidenteve të fundit të zjarrvënieve në disa rajone të vendit, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.
Bazuar në atë se disa nga rastet e fundit të zjarrvënjeve kanë dal nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve.
Policia e Kosovës, do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, si dhe në të kundërtën do të hetojë të gjitha rastet e zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale ‘zjarrëvënie’ do të zbatojë masa ligjore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.