Një “markali” nga Prizreni, e ka veshur veturën e tij Porsche me 2.1 milionë kristale Swarovski, duke bërë që ajo të duket mahnitëse.
Kosovarët çdo ditë po e dëshmojnë se janë merakli të veturave të shtrenjta dhe luksoze.
Nga Porsche e deri tek Lamborghini, rrugëve mund të shihni vetura me regjistrime të Kosovës. E sidomos në Prizren, ku veturat super luksoze janë me regjistrim të këtij qyteti.
Një qytetar i këtij rajoni e ka dekoruar veturën e tij Porsche në mënyrë interesante.
Ai ka shpërndarë një video në Facebook ku edhe ka treguar se Porschen e tij e ka veshur me 2.1 milionë kristale Swarovski.
Vetura shihet se është me tabela të rajonit të Prizrenit dhe video e tij ka marrë shumë pëlqime, pasi një dekor i tillë meraklitë e veturave i ka mahnitur.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.