Kosova më 12 qershor shënon përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në vendin tonë.
Për të nderuar personalitetet kryesore ndërkombëtare që kontribuuan në intervenimin dhe çlirimin e Kosovës, më 12 qershor do të organizohet pritje madhështore në Prishtinë.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe dy ish-sekretaret e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe Hillary Clinton.
Vizitën e dy mikeve të mëdha të Kosovës e ka komentuar Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiq i cili është shprehur se nuk çuditet që Hillary dhe Albright do të jenë pjesëmarrëse në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, transmeton Reporteri.net.
“E para si dhe burri i saj kanë kryer agresion kundër vendit tonë që synonte ndarjen e dhunshme të Kosovës. Unë sinqerisht besoj se ky veprim i ish administratës amerikane do t’i dëshmojë presidentit aktual Trump se ata dhe ky veprim po mbrojnë politikën e aktit final që na pengon të arrijmë në një kompromis të pranueshëm reciprokisht 20 vjet që nga fundi i luftës”, është shprehur Daçiq./Reporteri.net