Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Ramadan Sharif, ka shpërthyer në lot gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizion pas konfirmimit të lajmit për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani.


Soleimani është vrarë nga një sulm ajror i forcave amerikane i urdhëruar nga presidenti i SHBA’së, Donald Trump.

Soleimani ka qenë drejtues i forcave të QUDS, organizatë kjo të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin në listën e organizatave terroriste, shkruan Gazeta Express.

Reklamë

Soleimani gjithashtu konsiderohej si një prej armiqve më të mdhenj të Washingtonit.