Këngëtarja shqiptare Tayna prej kohësh ishte e përfolur për mesazhet e shkëmbyera me yllin brazilian të Real Madrid, Vincius Junior.


Vetë artistja ka folur për herë të parë në lidhje me këtë temë, teksa ka thënë se Vinicius nuk është futbollisti i vetëm i Real Madrid që i shkruan asaj.

“Ai (Vinicius Jr) është vetëm njëri nga lojtarët e Real Madrid që më kanë shkruajtur”, ka zbuluar Tayna.

Reklamë

Ndërkohë, që këngëtarja ka publikuar edhe mesazhet me yllin e madrilienëve, Vinicius Jr.

“Ai më ka shkruar: ‘Nice kicks’ – goditje të bukura dhe më ka dërguar një zemër”, ka thënë këngëtarja nga Prizreni./GazetaSheshi/