×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora: Të bëhemi bashkë ta ndihmojmë Australinë

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 16:52

    Këngëtarja Rita Ora, edhe pse është tejet e angazhuar, ajo nuk ka mundur të rri indiferente ndaj gjendjes në të cilën po kalon Australia, ku është kapluar nga zjarret.


    Ajo bëri një postim në InstaStory, ka bërë thirrje që të gjithë të japin ndihmën e tyre.

    “Ne duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë kohë krize”, ka shkruar Rita, shkruan Reporteri.net.

    Në natën e Vitit të Ri njerëzit u detyruan të iknin në plazh, të gatshëm të hidheshin në ujë për të mbrojtur veten nga flakët ndërsa qielli ktheu një të kuq apokaliptik.

    Siç raportuan media e huaja, mijëra njerëz kanë kaluar katër ditë në një gjendje stresi, pasi u ishte thënë se ishte shumë e rrezikshme të largohej nga qyteti. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!