Disa raketa kanë rënë në zonën e gjelbër në Baghdad afër ambasadës amerikane, me ç’rast sirenat e kësaj të fundit mund të dëgjohen për disa kilometra.


Saktësisht gjashtë raketa ranë në Bagdad, duke përfshirë tre brenda ndërtesave të qeverive në zonën e gjelbër ku ndodhen misionet e huaja.

Burime policore irakiane thonë se gjashtë persona u plagosën në sulme.

Reklamë

Dëshmitarët i kanë thënë agjencisë së lajmeve AFP se dy raketa ranë pranë ambasadës amerikane në kryeqytetin e Irakut disa orë pasi ambasadori u thirr për sulmin amerikan që vrau Qassem Soleimani të premten.

Sulmi i së dielës ishte nata e dytë me radhë që Zona e Gjelbër u godit dhe për herë të 14-të gjatë dy muajve të fundit .

Një raketë e tretë goditi njëkohësisht një shtëpi familjare jashtë Zonës së Gjelbër, duke plagosur katër persona, thanë burime mjekësore për AFP, shkruan Reporteri.net.