×
  • Show Time
  • Show Time

    Bojken Lako tregon historinë kur u deh në ’94-ën e u lanë në liqenin e Pogradecit mes dimrit

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 22:46

    Regjizori, producenti dhe këngëtari i njohur Bojken Lako, ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora.


    Ndër të tjera ai ka treguar një rast kur ka qenë i ri, në vit të dytë të akademisë se arteve në ’94 është dehur se bashku me shokët e tij në një udhëtim drejt Maqedonise.

    Nga konsumimi i shumtë i birrave ata u lanë në Liqenin e Pogradecit në mes të dimrit.

    “Kam qenë në vit të dytë në akademinë e arteve, në ‘94-‘95, u nisëm për një festival shumë serioz në Maqedoni. Nga qejfi i ramë andej nga Tushemishti. Nuk kishim alkool tjetër dhe dikush bleu birra. Ndalo dhe bli birra, ndalo dhe bli birra. Na zuri aq shumë saqë kishte njerëz nga stafi dhe aktorë të rinj që u lanë në liqen dhe ishte dimër. U bënë të gjithë kërcu fare. Madje mbaj mënd që shumë pak para shfaqjes më ka dalë alkooli”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!