Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pensivania të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Pesë të vdekur dhe 60 të lënduar është bilanci i këtij aksidenti.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit në të cilin u përfshin dy kamionë me rimorkio, një autobus turistësh dhe një automjet pasagjerësh, por autoritetet dyshojnë se kjo mund të jetë si pasojë e kushteve atmosferike.

Reklamë

Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Motit thonë se ka pasur reshje të lehta dhe temperatura nën zero gjatë natës, përcjellë Klan Kosova.

Një shtrirje prej 86 kilometrash të autostradës u mbyll nga daljet në New Stanton Dalja 75, deri në Breezewood Dalja 161.

Autostrada përreth ka të ngjarë të jetë e mbyllur për pjesën më të madhe të ditës, dhe korsia e kundërt ishte e mbyllur për të hyrë në vendin e përplasjes.