Ekstremistët e grupit Al-Shabaab e sulmuan të dielën një bazë ushtarake amerikane, duke vrarë tre pjesëtarë të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe duke i shkatërruar disa aeroplanë dhe automjete ushtarake.
Ky ishte sulmi i parë i këtij grupi kundër forcave amerikane në Kenia. Përpos ushtarëve amerikanë, gjatë luftimeve u vranë edhe pesë militant, bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë nigeriane, Paul Njugana.
Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi famëkeq, Al Shabaab, i cili e ka bazën në shtetin fqinj të Kenias, në Somali, ku kryen sulme më të shpeshta.
Ky grup tha se i ka vrarë 17 ushtarë amerikanë, nëntë ushtarë kenianë dhe se i ka shkatërruar shtatë aeroplanë.
Sipas të dhënave të Pentagonit, në këtë bazë ndodhen rreth 100 pjesëtarë të forcave amerikane.
Para dhjetë ditëve, grupi Al Shabaab realizoi një sulm të përgjakshëm në kryeqyetitn e Somalisë, Mogadishu, ku u vranë 79 persona, shkruan “The Guardian”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.