×
  • Show Time
  • Show Time

    Beyonce dhe Jay-Z, marrin gjithë vëmendjen në “Golden Globes”

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 10:49

    Çifti i njohur i showbizit botëror, këngëtarja Beyonce dhe reperi Jay-Z, janë parë teksa kalonin qilimin e kuq të dielën në mbrëmje në eventin “Golden Globes”.


    Dyshja mbërriti gati një orë me vonesë, derisa u pa truproja e tyre teksa i përcillte ata.

    Këngëtarja 38- vjeçare u nominua për herë të katërt në “Golden Globe”, këtë herë me këngën e saj “Spirit” nga filmi “The Lion King”.

    Ajo që binte në sy, ishte veshja e çiftit, e që ishte mjaft luksoze.

    Beyonce kishte veshur një futan të punuar me ari, derisa Jay Z kishte një kostum të zi elegant.

    Kujtojmë se ata të dytë, përbëjnë një nga çiftet më të dashura dhe më të përfolura në botën e showbizit gjithandej nëpër botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!