Zjarret katastrofike kanë pllakosur Australinë për muaj të tërë, të nxitur nga temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme. Dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë, dhe së paku 25 kanë humbur jetën.
Fotografia dramatike e ditëve të fundit që ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale: tregon të gjithë Australinë, bëhet fjalë për gjoja një fotografi satelitore të marrë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), me të gjitha zjarret që shkatërrojnë aktualisht këtë vend, transmeton Reporteri.net.
Sidoqoftë, siç shkruan faqja e famshme e kontrollit të fakteve Snopes, nuk bëhet fjalë për fotografi aspak dhe burimi nuk është ISS. Në të vërtetë bëhet fjalë për një vizualizim 3D që mbulon “të gjitha zonat që preken” nga zjarret, jo të gjitha janë akoma aktive.
Për këtë ka paralajmëruar edhe autori i saj Anthony Hersi, se nuk bëhej fjalë për fotografi, por se mund të quhet një “grafik i mirë”.
Autori është një “krijues imazhi i specializuar në fotografi” i cili përpiloi të dhënat satelitore të NASA-s të mbledhura gjatë një periudhe prej një muaji dhe më pas i vizualizoi ato. /Reporteri.net
A 3D visualisation of the fires in Australia by Anthony Hearsey [IG: https://t.co/KT8FFYNg8N]. The data used come from NASA’s FIRMS (Fire Information for Resource Management System) between 05/12/19 – 05/01/20 [check here the source of the data: https://t.co/jwP6MF9Z1R] pic.twitter.com/FKes61P5CA
— Massimo (@Rainmaker1973) January 5, 2020