A e keni lexuar edhe ju lajmin se Kryeministrja e re e Finlandës, 34-vjeçarja Sanna Marin, po planifikon që të nis projektin për 6 orë në ditë punë dhe vetëm 4 ditë në javë?
Me gjasë po, sepse jo vetëm në Kosovë, por edhe në krejt Evropën ky lajm beri bujë. Shkruajti edhe Guardian e Daily Mail, mediat prestigjioze, shkruan Reporteri.net.
Pooor, duket se nuk është i vërtetë. Një portal nga Finlanda ka hulumtuar për rastin dhe thotë se ishte gjithçka ‘fake news’.
Portali newsnowfinland.fi thotë se këto propozime nuk janë përfshirë në programin e politikave të qeverisë finlandeze. Dhe sipas tyre as nuk është në horizont të ndodhë.
Si filloi kjo histori e këtij lajmi?
Në gusht 2019 disa politikanë të vjetër socialdemokratë dhe aktivistë të partisë u mblodhën në Turku në bregdetin jugperëndimor të Finlandës, për një ngjarje për të shënuar përvjetorin e 120-të të organizatës.
Moti ishte i ngrohtë, pijet shkonin flakë dhe muzika nuk ndalej.
Pasi kryeministri i atëhershëm, Antti Rinne kishte mbajtur një fjalim, ishte koha për një diskutim në panel.
Pjesëmarrësit përfshinin Sanna Marin – në atë kohë Ministre e Transportit; Tytti Tuppurainen, Ministër për Europë; Ville Skinnari, Ministri i Zhvillimit dhe Tregtisë; dhe Antti Rönnholm, Sekretari i Partisë SDP.
Ata u ulën nën një tendë në një skenë të vogël. Një moderatore shtronte pyetje.
Në një moment gjatë diskutimit, Sanna Marin tregoi idenë se produktiviteti i Finlandës mund të shtohet nga një metodë e re e punës, vetëm 4 ditë në javë dhe 6 orë në ditë.
Por ajo kurrë nuk i sugjeroi këto të dyja, shkruan Reporteri.
Marin gjithashtu bëri një Tweet në atë kohë në lidhje me këtë, duke përmendur qartë se ishte një qëllim i partisë SDP për të zvogëluar orarin e punës – por, përsëri, kjo kurrë nuk ishte politikë zyrtare e qeverisë.
Komenti mori një vëmendje modeste të mediave në Finlandë, por cikli i lajmeve në Evropë, vazhdoi shpejt.
Katër muaj pas ngjarjes Turku, më 16 dhjetor 2019, gazeta austriake Kontrast zgjodhi ngjarjen.
Gazetarja Patricia Huber citon Marin të thoshte atë ditë: “Një javë, me 4-ditë punë dhe 6 orë punë në ditë. Pse nuk duhet të jetë hapi ynë i radhës? A janë tetë orë me të vërtetë e vërteta e fundit? Unë mendoj se njerëzit meritojnë të kalojnë më shumë kohë me familjen e tyre, të dashurit, hobi dhe aspekte të tjera të jetës së tyre – si kultura. Ky mund të jetë hapi tjetër në jetën tonë të punës. ”
Herën tjetër kur ky lajm mori dhënë është 2 janari 2020, kur gazeta me qendër në Bruksel Neë Europe botoi një artikull të gazetarit Zoi Didili, titulli i të cilit ishte “Kryeministrja finlandeze, Marin bën thirrje për 4 ditë pune në javë dhe 6 orë në ditë”.
Ajo në artikull jep përshtypjen se kjo është një iniciativë e paralajmëruar pasi Marin u bë Kryeministre: “Sanna Marin, Kryeministrja e re e Finlandës që nga fillimi i dhjetorit ka bërë thirrje për krijimin e një programi fleksibël të punës në vend që do të parashikonte 4 ditë punë në javë dhe 6 orë ditë pune ”. /Reporteri.net