Disa qytetarë në kryeqytetin iranian, Teheran kanë festuar me të marrë lajmin për sulmet e Gardës Revolucionare kundër bazave ushtarake amerikane në Irak.


Sipas agjencisë së lajmeve, Mehr, thirrjet “Allahur Akbar” janë dëgjuar në ballkonet e shumë ndërtesave.

Ndryshe, Irani ka kërcënuar të sulmojë brenda Amerikës, nëse SHBA i kundërpërgjigjet sulmeve të raketave, tre sosh sa u kryen brenda një ore.

Reklamë

Përmes rrjetit ‘Telegram’, e ashtuquajtura ‘Garda Revolucionare Iraniane – IRGC’ thotë se “Pentagoni njofton se SHBA do t’i përgjigjet sulmeve të Iranit”, përcjell në shqip Reporteri.net.

E ashtuquajtura, Garda Revolucionare e Iranit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet.