×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje nga rrëzimi i aeroplanit në Iran ku humbën jetën 179 pasagjerë

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 8:35

    Një aeroplan me më shumë se 170 pasagjerë, i cili ishte nisur drejt Kievit të Ukrainës, është rrëzuar disa minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i Tehranit në Iran.


    Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit tha se nuk ka gjasa që të gjendet ndonjë i mbijetuar. Një zyrtar iranian më vonë konfirmoi se asnjë person nuk ka mbijetuar në këtë aksident.

    Këtë vlerësim e konfirmoi edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës. Mediet lokale të këtij vendi raportuan se numri i njerëzve që kanë qenë në aeroplanin e rrëzuar mund të jetë rreth 180.

    “Aeroplani u rrëzua pesë minuta pas ngritjes. Piloi nuk pati kontakt me kullën e vrojtimit dhe nuk dha njoftim për gjendje emergjente para rrëzimit”, tha zëdhënësi i aviacionit civil, Reza Jafarzadeh.

    Raportohet se 147 prej personave të vdekur ishin shtetas të Iranit, ndërsa 32 kanë qenë nga shtete të tjera, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

    Aeroplani i rrëzuar ishte i tipit “Boeing 737-800” dhe i përkiste një kompanie ukrainase. Ai ishte prodhuar para më pak se katër vjetëve.

    Nuk ka shenja se ky aksident është i lidhur me sulmin me raketa ndaj bazave ushtarake në Irak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!