Ky është momenti që ju ndal zemrën kur një foshnjë fillon duke ecur përgjatë skajit të një ndërtese që besohet të jetë në Tenerife në një lartësi prej pesë kateshnga toka.
Pamjet tronditëse fillojnë me vogëlushen që nis të zhvendoset nga dritarja e hapur me një lehtësi të frikshme duke mos e kuptuar aspak rrezikun që i kanoset.
Vogëlushja kalon disa herë nga dritarja drejt parvazit dhe me një lirshmëri të frikshme.
Mendohet se incidenti ka ndodhur në Tenerife, një nga Ishujt Kanarie të Spanjës. Prezantuesi i radios, Jeremy Dixon ndau pamjet në faqen e tij në Twitter të dielën.
“Kjo është absolutisht e tmerrshme për tu parë,” shkruan ai përbri.
“Me sa duket është regjistruar në Tenerife. Unë gjithmonë përpiqem të rezervoj dhoma në katin e parë kur jam me fëmijët … mund ta kuptoni edhe vetë pse.”
Më shumë se 135,000 njerëz kanë ndjekur pamjet dhe qindra njerëz të tjerë kanë reaguar të tmerruar lidhur me këtë incident.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.