×
  • Lajme
  • Botë

    Televizioni iranian publikon videon e “hakmarrjes ndaj amerikanëve”

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 8:53

    Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një video ku pretendon se është sulmi me raketa balistike ndaj trupave amerikane në dy baza ushtarake në Irak, raporton Guardian, transmeton Reporteri.net.


    Irani gjuajti më shumë se 12 raketa balistike në dy baza ushtarake amerikane në Irak, dhe Garda Revolucionare e Iranit, e cila mori përgjegjësinë për sulmin, tha se sulmet në bazat amerikane ishin “hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësisë së Kudsit. Kasim Suleimani” .

    Ndryshe, Irani ka kërcënuar të sulmojë brenda Amerikës, nëse SHBA i kundërpërgjigjet sulmeve të raketave, tre sosh sa u kryen brenda një ore.

    Përmes rrjetit ‘Telegram’, e ashtuquajtura ‘Garda Revolucionare Iraniane – IRGC’ thotë se “Pentagoni njofton se SHBA do t’i përgjigjet sulmeve të Iranit”, përcjell në shqip Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!