Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot se Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi dhe tha se ky shtet qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetë vrasjen e gjeneralit iranian Kasim Suleimani.


“Kushdo që përpiqet të na sulmojë, do të marrë goditjen më të fortë”, tha Netanyahu, përcjell Reporteri shkrimet e mediave të huaja.

Ai shtoi se Izraeli mbështet fuqimisht Presidentin e SHBA-ve,  Donald Trump, duke deklaruar se ai duhet të urohet për vendimin e tij të shpejtë, të guximshëm dhe vendimtar për Iranin.

Reklamë

Kujtojmë se Izraeli ka kërcënuar të bombardojë Haifën në Izrael dhe Dubain nëse SH.B.A. hakmerret për sulmin e sotëm raketor iranian në dy baza me trupat amerikane në Irak./Reporteri.net.