Një video shqetësuese improvizon skenën e vrasjes së presidentit amerikan Donald Trump.


Një aktor iranian në video shfaqet i armatosur me synimin për të vrarë Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Reporteri.net.

Video u shfaq ndërsa Teherani zotohet për hakmarrje të përgjakshme për vrasjen e komandantit të lartë iranian, Qasem Soleimani të premten.

Reklamë

Imazhet, të publikuara nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, manipulojnë pamjet në jetën reale të Trump duke u përdorur në skenë gjatë një mitingu në Nevada, e bërë më 5 nëntor, mes frikës se një anëtar i audiencës kishte një armë.

Në video shfaqet fraza:“Hej, Amerikë! Nëse ti nis luftën, ne do ta përfundojmë atë”.

Vdekja e gjeneralit Soleimani ka ngjallur thirrje në të gjithë Iranin për hakmarrje ndaj Amerikës për një vrasje që ka rritur në mënyrë drastike tensionet në të gjithë rajonin