Kryeministri i Irakut, Adil Abdul Mahdi njoftoi sot se Irani i dërgoi Irakut një mesazh verbal zyrtar, ku e njoftonte se do të hakmerrej ndaj vrasjes së gjeneralit Kasem Soleimani nga ana e forcave amerikane.
Një burim diplomatik arab i tha mediumit amerikan CNN se Iraku me pas e ka paralajmëruar Amerikën duke bërë të ditur se “cilat baza do të goditeshin” pasi zyrtarët iranianë ua kaluan informacionin, transmeton Reporteri.net.
Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha që irakenët u udhëzuan nga Irani që të qëndrojnë larg disa bazave të caktuara.
CNN ka raportuar se inteligjenca amerikane ka vëzhguar Iranin me anë të pajisjeve ushtarake përfshirë dronë dhe raketa balistike gjatë ditëve të fundit. /Reporteri.net