Në rrënojat e avionit ukrainas që u rrëzua në Iran, u gjet një letër prekëse, ku një student i lutej Zotit që ta kalojë provimin.


Mesazhi besohet se është shkruar nga një student iranian, transmeton Reporteri.net.

Shumë studentë thuhet se u kthyen në shtëpi pas pushimit, duke udhëtuar me këtë kompani ajrore të Ukrainës për shkak të tarifave më të lira.

Reklamë

Aeroplani është rrëzuar 12 minuta pas ngritjes nga aeroporti i Teheranit, gjersa shkaku thuhet se ka qenë shpërthimi i zjarrit, për çka piloti tentoi të kthehej mbrapa.

Në këtë fatkeqësi që ndodhi në natën kur Irani me një sërë raketash balistike goditi bazat ajrore amerikane në Irak, mbetën të vdekur 176 persona. /Reporteri.net

Reklamë