×
  • Lajme
  • Botë

    Zyrtarët e Pentagonit: Avioni ukrainas që u rrëzua në Iran u godit nga një raketë ruse

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 18:26

    Aeroplani ukrainas që u rrëzua jo larg Teheranit menjëherë pas ngritjes u godit nga një raketë ruse, njoftuan sot zyrtarët e Pentagonit.


    Avioni me 176 udhëtarë, që të gjithë të vdekur u godit nga një raketë ruse e shkrepur nga një sistem i mbrojtjes ajrore Tor-M1, konfirmuan zyrtarët për Newsweek, transmeton Reporteri.net.

    Dy zyrtarë thanë se aeroplani ka të ngjarë të jetë qëlluar gabimisht pasi Irani lëshoi raketa në dy bazat amerikane në Irak natën e së mërkurës.

    Zyrtarët e qeverisë amerikane nuk kanë lëshuar ende një deklaratë që konfirmon pretendimet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!