Hulumtimi i ri nuk mendon shumë për përdoruesit e iPhone si duket.
Ky hulumtim ka zbuluar se pronarët e Android janë më të butë, më modestë dhe më të hapur se përdoruesit e iPhone, transmeton Reporteri.net.
Heather Shaw, nga Shkolla e Psikologjisë e Universitetit të Lincoln u kërkoi dy grupeve të pjesëmarrësve, përdoruesve të iPhone dhe përdoruesve të Android, të plotësonin një pyetësor për tiparet e personalitetit të përdoruesve të tjerë të telefonit.
Në përgjigjet e tyre, përdoruesit e Android ishin të sjellshëm dhe të përulur në raport me përdoruesit e smartfonëve nga firmat e tjera.
Studimi përfshiu vetëm 240 njerëz, gjë që nuk është aq e mjaftueshme për të bërë ndonjë veçim të madh për personalitetin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.