×
  • Lajme
  • Botë

    “Ne e shkatërruam një përbindësh” – Trump zbulon planet e errëta të Soleimanit

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 8:57

    Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Qasem Soleimani, gjenerali iranian i vrarë në një sulm me dron amerikanë, planifikonte të hidhte në erë ambasadën amerikane në Bagdad.


    “Unë do ta them këtë – kemi kapur një përbindësh total. Ne e shkatërruam atë. Duhej të kishte ndodhur shumë më herët. Ne e bëmë atë sepse ata kishin për qëllim të hidhnin në erë ambasadën tonë. Ne e bëmë atë për arsye të tjera të dukshme. Dikush vdiq, një nga njerëzit tanë nga ushtria vdiq. Disa njerëz u plagosën rëndë vetëm një javë më parë”, citon Politico të ketë thënë Trump, transmeton Reporteri.net.

    Pak më vonë, në një miting si pjesë e fushatës së tij elektorale në Toledo, Ohio, Trump tha se Soleimani ishte duke planifikuar sulme në ambasada të shumta amerikane.

    “Soleimani ishte duke planifikuar në mënyrë aktive sulme të reja dhe po merrte parasysh seriozisht ambasadat tona, jo vetëm ambasadën në Bagdad, por ne e ndalëm atë,” u tha presidenti zgjedhësve të tij.

    Sipas Reuters, Trump e ka kthyer vrasjen e Soleimanit në një temë të fushatës së tij./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!