×
  • Lajme
  • Botë

    Kjo grua e bindi Trumpin ta eliminojë Soleimanin, parashikoi madje edhe kundërpërgjigjen e Iranit

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 10:14

    Kërcënimi i paraqitur nga gjenerali iranian është më i madh se kërcënimi nga reagimi i Iranit nëse ai vritet, tha drejtoresha e CIA-s Gina Haspel, duke këshilluar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump ditë para se të vritej gjeneral Qasem Soleimani, raporton New York Times bazuar në diplomatë amerikanë. Kjo grua, rezulton se ishte në gjendje të parashikonte plotësisht reagimin e Iranit.


    Rezulton se Gina Haspel me të vërtetë parashikoi që të binin raketat me trupat amerikane si reagimi më i mundshëm i Iranit, që është pikërisht ajo që ndodhi të martën, transmeton Reporteri.net.

    Megjithëse Haspelova nuk ka marrë zyrtarisht ndonjë qëndrim pro apo kundër vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, zyrtarët që dëgjuan analizën e saj ishin të bindur se CIA besonte se likuidimi i saj vetëm do të forcojë, jo do të dobësojë, pozicionet e SHBA-ve dhe sigurinë në Lindjen e Mesme shkruan “The New York Times”.

    Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Qasem Soleimani, gjenerali i vrarë iranian, planifikonte të hidhte në erë ambasadën amerikane në Bagdad.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!