Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që shqetësohen vazhdimisht nga gabimet gramatikore të të tjerëve në internet kanë personalitet “më pak të këndshëm” sesa ata që i shohin dhe i kalojnë.
Sipas një testimi psikologjik, rezulton se personat e fiksuar pas gabimeve drejtshkrimore janë më pak të hapur dhe ka më shumë gjasa të gjykojnë për gabimet që bëni, sesa prej pjesës tjetër të njerëzve që njihni.
Sipas një raporti të botuar në PLOS One tiparet e personalitetit të një personi mund të përcaktojnë mënyrën se si ata u përgjigjen gabimeve drejtshkrimore.
Kërkuesi kryesor i studimit, Julie Boland nga Universiteti i Miçiganit u shpreh: Ky është studimi i parë që tregon se tiparet e personalitetit të dëgjuesve / lexuesve kanë një ndikim në interpretimin e gjuhës. Në këtë eksperiment, ne shqyrtuam gjykimet
shoqërore që lexuesit bënë për shkrimtarët.”
Studiuesit morën 83 pjesëmarrës dhe u kërkuan të gjithëve të lexonin përgjigjet e postës elektronike në një njoftim i cili përmbante gabime dhe një që ishte shkruar saktë. Në përfundim të eksperimentit, kishte persona që gjykonin kryesisht mbi gabimet dhe të tjerë që i anashkalonin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.