Presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar një kartolinë ditëlindjeje liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.


Kjo për media u konfirmua nga këshilltari i Koresë së Jugut për Sigurinë Kombëtare, Chung Eui-Jong, i cili u takua me Trump në Uashington këtë javë, transmeton Reporteri.net.

Chung tha se me këtë rast atij iu dha letra që e dorëzoi dje.

Reklamë

“Dita që u takuam ishte ditëlindja e Kim Jong Un dhe Presidenti Trump e kujtoi atë dhe më kërkoi që ta uroja”, tha Chung.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un lindi në 8 janar 1984 në Pyongyang./Reporteri.net