×
  • Extra
  • Extra

    Sa motele janë në Kosovë dhe sa fiton shteti nga ta?

    Reporteri
    13 Janar 2020 | 16:46

    Motelet janë bërë një biznes fitimprurës për kosovarët. Numri i tyre është me qindra. Për dikë kryesisht janë hapësirë, atë që e quajnë ‘pushim’, por për dikë ka dalë të jetë fatale. Vetëm në dhjetë muajt e fundit, tre kosovarë të moshës së shtyrë, mbi 70 vjeç, kanë vdekur në motelet kosovare. Dy në Gjilan e një në Prishtinë.


    Sipas statistikave të vitit 2016, rreth 11 mijë shtretër është kapaciteti i hotelerisë në Kosovë. Janë rreth 495 njësi akomoduese në Kosovë, që kryesisht janë hotele e motele. Motelet përbëjnë 39 për qind të të gjitha njësive akomoduese, apo rreth 200 sosh. Vetëm në Ferizaj llogaritën që janë diku afër 40 motele, pasuar nga Prishtina dhe Prizreni.

    Këto të dhëna janë pjesë e raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) me titull: “Kapacitetet e Turizmit (Njësitë Akomoduese) në Kosovë, 2016”.

    “Sipas këtij hulumtimi, në vitin 2016 në Kosovë janë identifikuar gjithsej 495 njësi akomoduese, prej tyre 464 njësi aktive dhe 31 njësi pasive. Kapaciteti i njësive aktive është 6 936 dhoma dhe 10 985 shtretër”, thuhet në raportin e ASK-së, shkruan Reporteri.

    Numri më i madh i njësive akomoduese, sipas ASK-së, gjendet në Komunën e Prishtinës, pastaj radhitet Peja, Prizreni, Ferizaj, e kështu me radhë.

    Në Kosovë ka një rritje të numrit të bujtinave dhe hosteleve.

    Mbi 80 për qind e këtyre bizneseve të këtij aktiviteti janë individuale dhe me pronësi private. Akiviteti hotelier numëron mbi 2 mijë e 700 të punësuar.
    Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, të deklarauar për mediat, mbi 6 milionë e 600 mijë euro është shuma e parave që bizneset e hotelierisë i kanë paguar shtetit gjatë 2018’ës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!