×
  • Extra
  • Extra

    Prifti tha se “gratë e trasha nuk shkojnë në parajsë”, papritmas përfundon në dysheme

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 11:55

    Një prift brazilian që po jepte predikimet e tij në vend përgjatë një feste u shty nga skena derisa po i fliste masës. Ngjarja ka ndodhur në Sao Paulo të Brazilit.


    Incidenti ndodhi pasi një grua arriti t’iu ikte rojeve. Ajo iu afrua Atit Marcelo Rossi përgjatë ceremonie në selinë e Cançao Nova, komunitet katolik brazilian i njohur për transmetime të materialeve fetare në internet.

    Siç supozojnë mediet e huaja, incidenti ka ndodhur pak minuta para se ai të deklaronte se “gratë e shëndosha nuk kanë vend në parajsë”.

    Prifti katolik po jepte një fjalim gjatë ceremonisë së mbylljes së një kampi rinor i cili kishte rreth 50,000 të pranishëm. Ai pësoi plagë të lehta nga rënia dhe zyrtarët vunë re se ai shpejt u kthye në skenë për të përfunduar predikimin e tij, i cili po transmetohej në internet.

    Gruaja – e cila nuk është identifikuar – u dërgua në mbajtje nga policia lokale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!