Një 31-vjeçari nga Kosova të quajtur Fidan Imerit i kanë vjedhur targat e makinës së tij. Por ajo që është interesante në këtë histori është fakti se Imeri e kishte blerë këtë targë BE 420 për 11 mijë franga.
Vetë Imeri është shprehur se targa ka edhe një vlerë emocionale për të pasi ky numër i përkiste kompanisë ky punonte babai i tij. Pas vdekjes së babait, Imeri e kishte blerë për një shumë të madhe këtë targë.
Ai ka bërë me dije se nuk është aspak i zemëruar me hajdutët, por mjaftonte që t’i kthenin targën, duke ofruar edhe një shpërblim të majmë prej 1000 frangash.
Shkak për afrimin e kësaj shumë është bërë edhe fakti se, nëse nuk do të kthehej targa e veçantë, Imerit do i duheshin plot 15 vite të tjera që të merrte sërish një targë të tillë.
Ndërkohë, pas ankesës në Zyrën e Trafikut Rrugor dhe postimeve online, Imeri ka marrë një e-mail nga një person, i cili ka pretenduar se i ka gjetur në një fushë. Por më vonë u zbulua që në fakt ai ishte personi që e kishte vjedhur targën.
Ai e kishte dorëzuar atë te një arkëtar i Hekurudhës Federale Zvicerane. Këtij të fundit i lindën dyshime se targa ishte vjedhur nga një konsumues droge, për më tepër ajo u gjet në një kavanoz hashashi.
Kështu, shpërblimi për rikthimin e targës duket se do t’i shkojë një personi tjetër, ndërsa hajduti do të procedohet penalisht nga autoritetet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.