Sadik Sadriu derisa ishte dje duke shëtitur në hapësirën e Biblotekës Kombëtare në Prishtinë ka gjetur një stori ari, në vlerë prej 650 euro.


Ai për këtë rast ka bërë një njoftim në faqen e tij në Facebook me shpresën se personit që i ka humbur kjo stoli të dij se ku mund ta gjej atë.

Por, gjatë ditës së djeshme Sadiku nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ndokush.

Reklamë

Burri nga Presheva të shtunën pasdite e ka dorëzuar në Stacion Policor në Prishtinë.

Ai ka njoftuar se tanimë, personit që i takon stolia e arit mund të drejtohet tek ky institucion.

“Zojë / Zotri: Mos u bëni merak:

Ai,apo Ajo ecila e ka humber këtë stoli të arit,e cila e kishte puguar në vlerë prej 650 Euro.

Reklamë

Sot më datë 24Janar 2020,në ora 10 para dite duke shetitur rrugës në hapsirën e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë me doli para sysh dhe e gjeta të mbeshtjellur në nje mendil të bardh.!

Ju mund ta gjeni ne kete adresë: Sadik Sadiku Fshati Rahovicë-Preshevë

Tel,062.172-12.84.apo/sadikmmsadiku@hotmail.com/”, pati shkruar ai të premten.

Ndërsa më poshtë gjeni njoftimin se kur e ka dorëzuar atë në Polici.

Reklamë