×
  • Extra
  • Extra

    Lajm shumë i mirë për gratë dhe vajzat kosovare, do të ketë punë për 200

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 20:33

    Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës (MFK) ka lansuar projektin e dytë në kuadër të programit “Gratë në Energji”, të titulluar “Punë Praktike me Pagesë për Gratë në Energji”.


    Qëllimi i këtij programi është të mbështes punësimin e grave duke iu ofruar atyre përvojë në punë praktike me pagesë në institucionet publike, entitetet private, organizata jo-qeveritare dhe organizata ndërkombëtare që janë pjesë e sektorit të energjisë në Kosovë.

    200 gra, përfshirë këtu studente të nivelit Master, studente në vitin e fundit të studimeve Bachelor dhe studente të diplomuara në tre vitet e fundit por të papunësuara, do të jenë përftuese nga ky projekt, në ndërkohë që MFK u ka bërë thirrje edhe institucioneve publike, organizatave dhe kompanive private në sektorin e energjisë në Kosovë për shprehje të interesit për të ofruar vende për punë praktike me pagesë që do të ofrohet nga vet MFK.

    MFK mbetet e përkushtuar të krijojë një mjedis të përshtatshëm për më shumë mundësi të përfshirjes gjinore dhe sociale dhe të ndihmojë në zvogëlimin e hendekut gjinor në sektorin e energjisë në Kosovë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!